Auto&Tech
Apple vjen me një ndryshim të madh
Demokracia
15:52 | 01 Maj 2022

Share:

Gjiganti i teknologjisë, Apple i cili ka fshirë aplikacionet që nuk marrin më përditësime, ka sqaruar se aplikacionet e vjetruara po hiqen nga App Store pasi askush nuk po i shkarkonte ato.

Sipas medieve të huaja, Apple tha se aplikacionet që nuk janë përditësuar brenda tre viteve të fundit dhe nuk arrijnë të përmbushin një prag minimal shkarkimi po njoftohen përmes një e-maili se aplikacione i tyre është identifikuar për heqje të mundshme nga App Store.

Në këtë rast sipas njoftimi të tyre aty bëjnë pjesë aplikacionet që nuk janë shkarkuar fare ose janë shkarkuar pak herë gjatë një periudhe 12 mujore përcjell Telegrafi.

Ndonëse Apple do të heqë aplikacionet e vjetruara nga App Store, çdo aplikacion i shkarkuar më parë do të mbetet në pajisjet e përdoruesve.

Të ngjashme