Auto&Tech
Apple po punon për një veçori që zgjat jetën e baterisë së iPhone
Demokracia
15:40 | 03 Shtator 2021

Share:

Apple po punon për një veçori që zgjat jetën e baterisë së iPhone. Gjigandi teknologjik po zhvillon një sensor shikimi, të quajtur “Attention detection service” që ka për qëllim të kontrollojë nëse përdoruesi është aktiv në pajisje.

Nëse përdoruesi nuk e përdor telefonin, shërbimi mund të ndërmarrë veprime për të zvogëluar konsumin e energjisë. Sistemi i ri ka për qëllim kryesisht të kursejë energjinë e baterisë, por Apple thotë se mund të përdoret edhe për qëllime të tjera.

Për shembull, kjo mund të parandalojë dhe mbinxehjen e pajisjes. Pajisjet Apple tashmë kanë një numër funksionesh në dispozicion për të kursyer energji. Një ndër ta është cilësimi Auto-Lock, ku mund të zgjidhni që ekrani i iPhone tuaj të kyçet automatikisht pas një kohe të caktuar.

Të ngjashme