Auto&Tech
Apple padit regjisorin ukrainas për shkak të filmit të tij të titulluar “Apple-Man”
Demokracia
14:27 | 02 Shkurt 2022

Share:

Ne kemi parë shpesh herë që Apple të përfshihet në beteja gjyqësore të ndryshme në lidhje me produktet dhe shërbimet e saja, mirëpo kësaj here situata është disi më ndryshe. Kompania ka vendosur të padisë një regjizor ukrainas, Vasyl Moskalenko, i cili ka realizuar një film komedi të quajtur “Apple-Man”.

Sigurisht, gjëja e parë që mund t’ju shkojë në mendje është se në film është treguar diçka rreth Apple, mirëpo kjo gjë nuk është e vërtetë. Elementi humoristik qëndron në faktin se personazhi kryesor ka superfuqinë e lëvizjes së mollëve në ajër. Fillimisht ky film mori një financim të gjerë në Kickstarter prej $120,000.

Megjithatë departamenti ligjor i Apple është shumë i pakënaqur kur shikon se emri i kompanisë së tyre është i përfshirë në një film komedi. iPhone in Canada raportoi se Apple ka lajmëruar se po ndjek rrugët ligjore kundër regjizorit Moskalenko.

Moskalenko deklaron se kjo padi e ngritur nga Apple është tepër e gabuar pasi në film nuk përmendet asnjë nga produktet e Apple. Tashmë ai është i frikësuar se të gjitha fondet e grumbulluara në Kickstarter do të shpenzohen në një betejë e cila mund të detyrojë fshirjen e këtij filmi.

“Filmi im flet më tepër rreth mollëve, frutave. Nëse regjistrimi im nuk do të pranohet, Apple mund të kërkojë të fshijë filmin tim pas publikimit.” tha Moskalenko.

 

Të ngjashme