Lajme
Anulohet seanca e sotme ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Demokracia
08:51 | 27 Shkurt 2024

Share:

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, dje ka vazhduar seancës gjyqësore në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Kurse seanca e paraparë për sot është shtyrë më 28 shkurt.

Dje, në Dhomat e Specializuara ka dëshmuar dëshmitari i mbrojtur, i 47-ti me radhë, i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Në seancën e djeshme është folur edhe për ecurinë e çështjes, ku u bë e ditur se seanca e paraparë për sot është shtyrë. Kryetari i trupit gjykues, njoftoi të hënën se dëshmia e dëshmitarit të radhës do të dëgjohet të mërkurën, më 28 shkurt, përmes video-lidhjes.

Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë javë ishin paraparë të mbahen tri seanca, por me gjasë do të mbahen vetëm dy, kjo pasi që seanca e 27 shkurtiti është shtyrë për nesër.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill të vitit të kaluar, kurse të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Të ngjashme