Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka anuluar konkursin në të cilat janë punësuar dhjetëra përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ky vendim është marrë pas rekomandimit nga komisioni i pavarur për vlerësimin e procesit të rekrutimit. Konkursi ishte pjesë e hetimit të Komisionit Parlamentar, i cili është formuar për hetimin e miliona eurove të dhëna nga Qeveria gjatë krizës energjetike.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherit edhe nënkryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për çështje energjetike i propozuar nga opozita, Ferat Shala për Demokracia.com tha se anulimi i konkursit është veprimi i parë i mazhorancës pas formimit të këtij komisioni.
Mirëpo sipas Shalës ky është vetëm një rezultat i vogël, që siç tha ai formimi i komisionit ka pasur efekt menjëherë sot.
“Ky është veprimi i parë dhe shihet efekti i Komisionit Hetimor Parlamentar dhe reagimi i parë i mazhorancës në këtë proces shihet tashmë. Në vazhdën dymujore për të bllokuar procesin hetimor kanë qenë pikërisht për t’u mbuluar të gjitha këto shkelje në sektorin e energjisë. Ne kemi ngritur disa herë shqetësimet për punësimet dhe nepotizmin në KEK, prandaj na vjen mirë që ka filluar të ndërpritet, por kjo nuk e aprovon hetimin e komisionit parlamentar për procesin që ka ndodh deri në atë shkallë. Ne kemi pasur prononcime publike të institucioneve energjetike që ka pasur ndërhyrje politike dhe telefonata, po e citoj drejtorin e KEK-ut. Kështu që ne duhet të vazhdojmë dhe konsiderojë që mirë është që është ndërpre, por ky është vetëm një rezultat i vogël i Komisionit Hetimor Parlamentar, që po shihet që menjëherë sot ka pasur efektet e tij”, tha Shala për Demokracia.com.
Ai tregoi më tej edhe për punën dhe hetimet që do t’i kryej ky komision.
“Punë kryesore do të jetë zbardhja e të vërtetës për rritjen e çmimeve të energjisë pa pasur arsye dhe bazë ligjore, do të hetojmë pjesën e asaj që është eksport dhe import, do të hetojmë pjesën e çmimeve, do të hetojmë dhe do të citojmë bazën ligjore të subvencionimit të qeverisë dhënien e qindra milionë eurove në fondet energjetike, pastaj do të kalojmë edhe të pjesa e institucioneve. Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka përgjegjësi menaxhuese dhe duhet të japë sqarime për aktivitetin e saj dhe ndërhyrjet në ZRRE, hapat që ka ndërmarrë diskriminues ZRRE-ja në raport me qytetarët dhe në raport me ngritjen e çmimeve dhe shumë afera të tjera të cilat ne me shqetësimi i kemi ngritë dhe kemi kërkuar që zë zbardhen”, tha Shala më tutje.
Demokracia.com nga burime brenda KEK-ut ka siguruar edhe disa emra të rinj të të punësuarve aty të afërt me LVV-në:
Enver Hoxha, punonjës në KEK, e ka punësuar djalin e tij Donardin.
Mensur Mustafa, vëllain.
Milot Podvorica, kushëririn.
Gani Pacolli, djalin.
Fitim Musliu, djalin.
Remzi Selimi, mikun.
Zymer Morina, djalin.
Alban Ahmeti, vëllai i shefit të asamblistëve të LVV-së në Obiliq.
Besim Vershevci, aktivist i LVV-së.
Fitim Grajqevci, aktivist i LVV-së.
Florim Terholli, aktivist i LVV-së.
Jeton Pllana, aktivist i LVV-së.
Valmir Svirca, aktivist i LVV-së.
Fitim Berisha, aktivist i LVV-së./Demokracia.com/
FOTO| Në “llupe” të Komisionit Hetimor edhe të punësuarit në KEK, këta janë disa emra të rinj