Lajme
“Ankesat” e Daçiqit: Përfaqësuesit e Kosovës shfaqën sjellje ekstremiste sot në Bruksel
Demokracia
21:37 | 22 Maj 2023

Share:

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha sot në Bruksel, pas takimit me krerët e diplomacisë së BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, se gjatë atij takimi nuk ka pasur presion ndaj Serbisë, duke shtuar se “përfaqësuesit e Kosovës ende shfaqin sjellje ekstremiste“.

Duke u “ankuar”, Daçiq tha se ata “tashmë janë konsistentë në këtë”, duke e pasur fjalën për kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla, e cila po ashtu sot mori pjesë në takimin e ministrave të BE-së, transmeton Paparaci.

“Ata folën për Serbinë që është një kërcënim për paqen dhe stabilitetin, se ne jemi një faktor përçarës dhe ata janë një faktor paqeje dhe stabiliteti, gjë që duket vërtet joreale”, u tha Daçiç gazetarëve në Bruksel.

Ai shtoi se nuk mund ta kuptojë që edhe pas gjithë kësaj kohe “po dëgjohen deklarata ekstremiste nga Prishtina” rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

“Ajo për të cilën mund të jemi të lumtur është se nuk ka pasur presione të shprehura ndaj Serbisë, përkundrazi, mendoj se të gjithë njerëzit mund të shohin se si duket politika ekstremiste që po zbaton Prishtina”, tha Daçiq.

Të ngjashme