Lajme
Ankesa dhe parregullsi, anulohet konkursi për punësime në Trepçë
Demokracia
13:31 | 29 Qershor 2022

Share:

Një konkurs i shpallur nga ndërmarrja “Trepça”, që kishte për qëllim punësimin e disa personave, ka dështuar. Anulimi i këtij konkursi është bërë për shkak të shumë parregullsive. Për këtë konkurs ka pasur ankesa edhe nga vetë punëtorët e ndërmarrjes.

Konkursi i shpallur nga ndërmarrja “Trepça” më 30 maj është anuluar për shkak të manipulimeve që janë bërë aty.

Për këtë çështje janë ankuar edhe personat që aktualisht punojnë brenda në Trepçë.

Demokracia.com ka siguruar një vendim, ku tregohet se ka pasur ankesa nga punëtorët e Trepçës dhe inspektorati komunal i punës e ka anuluar, shkruan Demokracia.com.

Po ashtu, në këtë vendim është treguar se një konkurs i tillë do të shpallet brenda Trepçës.

Ndërmarrja “Trepça” në njoftimet e mëhershme kishte treguar se për konkursin e shpallur të datës 30.05.2022 kanë aplikuar 195 persona.

Trepça me anë të këtij konkursi ka tentuar të punësojë disa persona me profile dhe profesione të ndryshme.

“Kandidatë për pozitat Inxhinierë të elektro teknikës – energjetikës dhe Elektricistë. Kandidatë për pozitat Saldues elektrik, Saldues autogjen, Tornitor (metal gëdhendës). Kandidatë për pozitat, Agjustrator. Kandidatë për pozitat Udhëheqës teknik- Pergatitje teknike, Udhëheqës teknik[1]Kompresor- Ventilator, Udhëheqës teknik”.

DOKUMENTE| Vetëvendosje po e mbush edhe “Trepçën” me militantë – Demokracia

Demokracia.com më 18 qershor kishte raportuar për një  konkurs tjetër dhe punësimet partiake që po bëheshin aty.

Siç pati raportuar Demokracia.com, përmes këtij konkursi Vetëvendosje kishte tentuar të punësonte militantë partiakë.

Për punësimin e 180 personave si praktikantë në “Trepçë”, në raportimin që pati bërë Demokracia.com dyshohej se ishin duke u bërë manipulime të mëdha./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 16 Qershor 2024