Lajme
Anija hapësinore indiane arrin orbitën diellore
Demokracia
21:39 | 07 Janar 2024

Share:

Anija e misionit Aditya-L1 të Indisë, ka hyrë në orbitën e Diellit pas një udhëtimi katër mujor, 1,5 milion kilometra larg nga Toka.

Aditya-L1 u nis në shtator me një sërë instrumentesh për matjen dhe vëzhgimin e shtresave diellore, ndërsa tani është bërë e ditur se ka arritur në orbitën përfundimtare për të zbuluar misteret e lidhjes Tokë-Diell.

Kryeministri indian, Narenda Modi, e ka cilësuar këtë mision si dëshmi e përkushtimit të shkencëtarëve, pasi është i pari nga çdo vend në Azi.

Ndryshe, India ka një program hapësinor relativisht me buxhet të ulët, por është zhvilluar gjithnjë e më shumë që kur dërgoi për herë të parë një anije hapësinore në orbitën e Hënës në vitin 2008.

Të interesuara për vëzhgimin e shtresave diellore janë parë edhe Japonia dhe Kina, të cilat kanë nisur misionet e tyre të vëzhgimit.

Shteti indian ishte vendi i parë aziatik që dërgoi një anije në orbitë rreth Marsit në vitin 2014, dhe pritet të nisë një mision tre-ditor në orbitën e Tokës këtë vit.

Të ngjashme