Sport
Anglia U21 shumë e fortë për Kosovën U21
Demokracia
21:53 | 10 Qershor 2022

Share:

Anglia U21 e ka deklasuar Kosovën në “Fadil Vokrri” duke e mposhtur me rezultat të thellë 0:5 në sfidën e  zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, shkruan Demokracia.com.

Kosova e udhëhequr nga Albert Bunjaki kishte hyrë në një seri të mirë dhe sonte priste rezultat pozitivë, por Anglia u tregua e fortë dhe me meritë e udhëheq grupin në vendin e parë.

Kosova pas 9 ndeshjeve është e 4 në tabelë me 11 pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme