Sport
Anëtarët e “Plisave” raportohet se kanë shfaqur një mesazh afër stadiumit “Air Albania”, pasi nuk u lejuan të futen brenda
Demokracia
22:09 | 20 Nëntor 2023

Share:

Në stadiumin “Air Albania” sonte është duke u zhvilluar ndeshja mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe.

Në shkallët e këtij stadiumi sonte mungojnë tifo-grupi nga Prishtina, “Plisat”, të cilët çdo herë janë në përkrahje të Kombëtares shqiptare, shkruan Gazeta Express.

“Plisat” nuk janë pajisur me bileta për këtë ndeshje, teksa arsyeja ende nuk dihet. Nga Federata Shqiptare e Futbollit nuk është dhënë ndonjë sqarim zyrtar.

Sipas raportimeve të fundit, disa anëtarë të “Plisave” kanë shfaqur një mesazh jashtë stadiumit.

“STADIUMI PA PLISA, SI PYLLI PA LISA…”, thuhet në një pankartë të shfaqur.

Të ngjashme