Lajme
Analizë| Mirë se vini në epokën e Olaf Scholz!
Demokracia
18:54 | 01 Shtator 2023

Share:

Mund të duket ekzagjerim, por e ardhmja e politikës progresive në Evropë qëndron mbi supet e një njeriu.

Ama nuk është ekzagjerim të thuash se ky njeri ka pak karakteristika të një shpëtimtari të mundshëm.

Olaf Scholz mori detyrën si kancelari i nëntë i Gjermanisë së pasluftës në dhjetor 2021.

Gjatë fushatës elektorale të atij viti, ai qëndroi dhe pa sesi dy rivalët e tij nga Unioni Kristian Demokrat dhe të Gjelbërit kishin vazhdimisht telashe.

Njeriu që u ngrit pa gjurmë më pas u përball me detyrën e krijimit të një koalicioni, një ritual i rregullt i politikës gjermane, me përjashtim se kësaj here iu kërkua të krijonte një aleancë jo dy por tre partish.

Programi për qeverinë, me titullin më pak galvanizues “Guxo të bësh përparim”, i lejoi secilës parti të zgjidhte disa nga qëllimet e saj.

Gjermania do të përshpejtonte rritjen e ekonomisë së saj, do të përmirësonte shanset e jetës për të pafavorizuarit dhe do t’i përmbahej një buxheti të rreptë.

Dhe në një pikë në të cilën të gjithë ranë dakord lehtësisht, do të rriste digjitalizimin e një ekonomie mjerisht analoge (pagesat me para në dorë dhe shpejtësitë ishin më të ngadalta se në Shqipëri).

Deri më tani, e arsyeshme – dhe e arritshme.

Më pas erdhi pushtimi i Ukrainës nga presidenti rus, Vladimir Putin, më 24 shkurt 2022, i cili përmbysi dekada të mençurisë konvencionale në Gjermani.

Me fjalimin e tij tre ditë më vonë, Scholz sinjalizoi transformimin e vendit në një lojtar ushtarak për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ai e përgatiti fjalimin fshehurazi dhe me nxitim, duke i informuar partnerët e tij të koalicionit vetëm disa orë para se të dilte në parlament.

Ligjvënësit mbetën të shtangur, por qëndruan për ta duartrokitur.

Votuesit u tronditën, por e vlerësuan.

Scholz kündigt an: Kindergrundsicherung steht bis nächste Woche | News4teachers

Dhe në qeveritë anembanë botës, zyrtarët e lartë pyesnin veten nëse ishin dëshmitarë të Olaf Scholz-it të vërtetë.

Ndërsa sezoni politik rifillon, koalicioni i tij është i përçarë, ekonomia po rrënohet, gjendja shpirtërore është keq dhe e djathta ekstreme po ringjallet.

Jashtë vendit, është bërë aksiomatike të përçmosh Gjermaninë, me një botim që pyeste nëse ajo ishte njeriu i sëmurë i Evropës.

Ndryshe nga viti 1999, të paktën këtë herë, revista “Economist” vendosi një pikëpyetje.

Problemet aktuale të Gjermanisë janë shumë reale.

Më e madhja nga të gjitha: A ka lideri i saj atë që duhet për t’i kapërcyer ato?

Pjesa tjetër e botës – veçanërisht partitë e tjera progresive të Evropës – po vëzhgojnë nga afër.

Fjalimi i madh i Scholz-it nisi një debat rreth gjendjes së vdekur të Bundeswehr-it (forcave të armatosura) pas vitesh neglizhence dhe shpenzimesh të pamjaftueshme.

Ai hapi një diskutim shumë të vonuar për rolin e Gjermanisë në botë.

Një vend që e kishte bindur më parë veten për qëllimet e mira ruse dhe për aftësinë për të krijuar ndryshime përmes angazhimit, gjatë vitit 2022 dhe në 2023, Gjermania u bë vazhdimisht furnizuesi i dytë më i madh i Evropës i armatimit në Ukrainë.

E megjithatë Scholz mori një vlerësim të pakët nga ukrainasit apo të tjerët për këtë ndryshim të rëndësishëm.

Ekziston një arsye e thjeshtë për këtë: personazhi i vetë Scholz-it, jashtëzakonisht i pavëmendshëm, me dy tipare të ndërlidhura të sjelljes.

In vier Bereichen verabschiedet sich Olaf Scholz gerade von der Mitte - FOCUS online

Scholz thotë pak dhe bën pak, derisa pengesa e fundit e perceptuar të jetë hequr, përpara se të lëvizë.

Ai është gjithashtu një njeri me vetëbesim të palëkundur në dukje, i cili nuk sheh arsye për të shpjeguar, më pak ende për të bindur dhe më së paku për të magjepsur ata që e rrethojnë.

Scholz e portretizoi qëllimisht veten si trashëgimtari natyror i Angela Merkelit, edhe pse ai i përket një partie tjetër.

Në këtë ai ka një pjesë të vogël të drejtë, një pjesë më të madhe gabim.

Ai e ka qetësinë e saj nën zjarr, me siguri.

Por ai nuk komandon dhomën si ish-kancelarja.

Ajo nuk bëri bujë. Ajo kishte një buzëqeshje të hidhur që tërhiqte njerëzit.

Termi më i përdorur që i atribuohet Scholz-it është besserwisser, ose “i di të gjitha”.

Duke folur në Samitin e 13-të Gjerman të Inxhinierisë Mekanike, ai tha se Putin po përdorte energjinë “si armë”, përpara se të shtonte se “unë kam qenë gjithmonë i sigurt se ai do ta bënte këtë”.

Diku brenda tij, ai beson se të tjerët përfundimisht do të vijnë rreth këndvështrimit të tij.

Diplomatët e tij thonë se Gjermania po bën shumë më tepër sesa i jepet merita.

Ata shikojnë me zhgënjim teksa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i jep homologut të tij francez, Emmanuel Macron, një përqafim, edhe pse Franca ka ofruar shumë më pak.

Çfarë merr lideri gjerman? Një shtrëngim duarsh të pakëndshëm.

Kjo qartësisht ka pak rëndësi për vetë Scholz-in.

Në samitet ndërkombëtare, ai duket i kënaqur që qëndron në krah gjatë fotografimit zyrtar të liderëve.

Në takimet e Bashkimit Evropian, ai duket mjaft i lumtur që pranon të flasë për kundërshtimin e një nisme të caktuar.

Ai ulet i kërrusur në karrigen e tij, duke ia lënë vartësve të tij të përpiqen të justifikojnë pozicionin e tij.

LeMO Biografie Olaf Scholz

Refuzimi ose paaftësia e Scholz-it për të udhëhequr nga fronti është faktorizuar nga aleatët.

Ajo që ka rëndësi, sipas tyre, nuk është karizma, por shpërndarja.

Për të kuptuar qasjen e tij në agjendën e brendshme, mendoni për futbollin.

Mes errësirës, ka potencialisht një histori tjetër për të treguar.

Gjermania mbetet në rrugën e duhur për të gjeneruar 80 për qind të energjisë së saj nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2030 – një nga fushat prioritare të të Gjelbërve që nuk është sfiduar.

Ajo e ka larguar veten nga nafta dhe gazi rus me shpejtësi të lavdërueshme.

A është e mundur të jesh një revolucionar në rritje?

Ky koalicion trepartiak nuk e ka arritur as gjysmën e rrugës (duke supozuar se nuk rrëzohet dhe ka pak shenja që do të ndodhë).

Ka shumë gjëra që mund të arrijë, nëse mund të përqendrohet sërish në objektivat kryesore që i ka vendosur vetes.

Vlen të kujtohet se Gjermania mbetet një vend i jashtëzakonshëm në të paturit një qeverie centriste.

Nuk ka shumë modele evropiane për të ndjekur, prandaj lideri i opozitës britanike, Keir Starmer, ka zhvilluar marrëdhënie veçanërisht të ngushta me Scholz.

Sipas sondazheve të opinionit, Starmer do të fitojë zgjedhjet e përgjithshme të Britanisë vitin e ardhshëm  – ai ka adoptuar dhe përshtatur qasjen e Scholz-it për të fituar pushtetin dhe për ta mbajtur atë, sido që të ndodhë.

Scholz duket i bindur se ai ende mund të mbizotërojë.

Të ngjashme