Lajme
Analiza/ “Biden mund t’i japë fund bombardimeve në Gaza”
Demokracia
16:06 | 21 Shkurt 2024

Share:

The Guardian-Mehdi Hasan

“Zoti President, bëjeni këtë thirrje. Jepini fund këtij gjenocidi”.

“Një president amerikan i tronditur nga skemat e masakrave që publikoheshin në televizion, ai telefonon homologun e tij izraelit dhe brenda pak minutash…bombardimi përfundoi.”

Tingëllon si diçka e pamundur?

Por ishte viti 1982 ajo që supozohej të ishte një inkursion i kufizuar në Libanin jugor nga ushtria izraelite gjatë verës, nën udhëheqjen e Ariel Sharon, atëherë ministër i mbrojtjes që më pas u shndërrua në një rrethim prej muajsh të Bejrutit dhe një sulm të gjithanshëm ndaj Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO).

Midis qershorit dhe gushtit, izraelitët ndërprenë ushqimin, ujin dhe energjinë për kryeqytetin libanez në një përpjekje brutale për të shkatërruar PLO-në, luftëtarët e së cilës ishin të izoluar brenda një rrjeti tunelesh poshtë Bejrutit

Më 12 gusht, në atë që më vonë do të quhej “E Enjtja e Zezë”, avionët izraelitë bombarduan Bejrutin për 11 orë rresht, duke vrarë më shumë se 100 njerëz.

Po atë ditë, Ronald Reagan i tmerruar i bëri një telefonatë Menachem Begin, atëherë kryeministër izraelit, për të “shprehur zemërimin e tij” dhe për të dënuar “shkatërrimin dhe gjakderdhjen e panevojshme”.

“Menachem, ky është një holokaust,” i tha Regan, në atë kohë kryeministrit izraelit Begin.

Begin u përgjigj me sarkazëm, duke i thënë presidentit amerikan se “Unë mendoj se e di se çfarë është një holokaust”.

Reagan, megjithatë, nuk u tërhoq, duke këmbëngulur në “imperativin” për një armëpushim në Bejrut.

Njëzet minuta më pas. Kjo është e gjithë koha që i desh Begin-it të telefononte dhe t’i thoshte presidentit se kishte urdhëruar Sharon të ndalonte bombardimet.

Tani gati 42 vite më vonë, sulmi izraelit në Gaza ka zgjatur tashmë dy herë më shumë se rrethimi i Bejrutit.

Në vitin 1982, Reagan u tha se ishte prekur nga imazhi i një fëmije të vetëm të plagosur libanez.  Më shumë se 12,300 fëmijë palestinezë ishin vrarë në Gaza dhe dhjetëra mijëra të gjymtuar dhe plagosur, në vetëm katër muaj, shkruan The Guardian, ndërsa sjell në vëmendjen luftën që aktualisht po ndodh mes Izraelit dhe Hamasit.

Tronditëse janë lajmet që vijnë aktualisht nga Gaza. Mijëra civilë kanë mbetur të vrarë si pasojë e sulmeve të ndërmara gjatë kësaj kohe

“Harrojeni botën dhe të gjitha ato që thuhet nga liderët e huaj. Joe Biden, ashtu si Reagan, mund t’i japë fund masakrës aktuale me një telefonatë të vetme ndaj Benjamin Netanyahu.

Ai e ka “atë lloj pushteti”, shkruan në artikull e saj The Guardian.

Mos i besoni askujt që ju thotë të kundërtën.

E kuptove? Izraelitët nuk mund t’i “refuzojnë” amerikanët.

Në fakt, presidenti i SHBA-së mund të “bllokojë rrugën” e furnizimit me- municione , bomba , inteligjencë – dhe në këtë mënyrë të përfundojë atë që GJND-ja e ka konsideruar si një gjenocid të besueshëm në Gaza.

Është me të vërtetë kaq e thjeshtë. Pra, zoti President, nuk ka kuptim të “shfryni” zhgënjimin tuaj privatisht dhe t’u thoni vetëm ndihmësve tuaj se lufta “duhet të ndalet”. Thuaja këtë Netanyahut. Jepini fund këtij gjenocidi.

Mehdi Hasan është transmetues dhe autor, dhe ish-prezantues në MSNBC. Ai është një kolumnist i Guardian US/

Të ngjashme