Lajme
Analiza: A po shkon Hamasi drejt dorëzimit?
Demokracia
11:05 | 12 Dhjetor 2023

Share:

Situata në Lindjen e Mesme është nxehur përsëri dhe përplasjet intensive në Rripin e Gazës midis forcave izraelite dhe Hamasit mund të vazhdojnë edhe për dy muaj të tjerë. Kjo është raportuar nga burime izraelite të cituara nga “Times of Israel” që citon transmetuesin publik “Kan”. Pas kësaj periudhe nuk do të ketë armëpushim, thonë burimet, me operacione të lokalizuara të kryera nga forcat që do të qëndrojnë në afërsi të Rripit. Do të ketë përpjekje për të arritur marrëveshje të mëtejshme për të liruar më shumë pengje në dy muajt e ardhshëm, thonë burimet. Në një moment në dy muajt e ardhshëm, Izraeli do të lejojë disa banorë të Gazës të kthehen në shtëpitë e tyre, raporton “Kan”, duke thënë se kjo është “një kërkesë e Shteteve të Bashkuara dhe gjithashtu një domosdoshmëri operacionale”.

Paralajmërimi

Së pari, grupi rebel Houthi me bazë në Jemen, ku lufta civile vazhdon prej vitesh, dhe që gëzon mbështetjen e Iranit, paralajmëroi se “të gjitha anijet në Detin e Kuq që shkojnë drejt Izraelit do të sulmohen”, pavarësisht nga flamuri, raportojnë agjencitë e huaja. “Nëse Gaza nuk merr ushqimin dhe ilaçet që i nevojiten, të gjitha anijet në Detin e Kuq që shkojnë në portet izraelite, pavarësisht nga kombësia e tyre, do të bëhen objektivi i forcave tona të armatosura”, tha zëdhënësi i forcave ushtarake Houthi. Dhe tani Tzachi Hanegbi, një politikan izraelit dhe këshilltar për sigurinë kombëtare, tha se Izraeli synon të shtyjë grupin shiit Hezbollah nga kufiri libanez-izraelit sa më shpejt të jetë e mundur. Një anëtar i Këshillit të Lartë Politik të Houthis, Mohammed Ali al-Houthi, tha se pronësia e anijes dhe ngarkesave të saj nuk do të jetë e rëndësishme dhe objektivat do të jenë të gjitha anijet destinacioni i të cilave janë portet në Izrael. “Në interes të sigurisë detare, ne paralajmërojmë të gjitha anijet dhe kompanitë që të mos bashkëpunojnë me portet izraelite” njoftoi Houthi, duke theksuar se ai nuk do të lejojë anijet luftarake të vendeve të tjera të shoqërojnë anijet tregtare izraelite.

Fronti i ri

Duke pasur parasysh se Houthi-t janë të lidhur drejtpërdrejt me Iranin, Teherani besohet të jetë i përfshirë në këto sulme dhe kërcënime. Qëllimi i tij është zgjerimi i konfliktit në Lindjen e Mesme për t’i antagonizuar plotësisht vendet arabe dhe islamike në atë zonë kundër Izraelit, si dhe SHBA-së. Kujtojmë se Houthi-t nga Jemeni kanë shënjestruar tashmë disa herë zonën e Izraelit pas përshkallëzimit të konfliktit, pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor. Dhe duket se Houthi-t menjëherë filluan ta zbatojnë këtë paralajmërim, sepse fregata Languedoc e Marinës Franceze shkatërroi dy mjete ajrore pa pilot mbi Detin e Kuq. Në fillim të konfliktit, kishte spekulime të vazhdueshme se në kufirin jugor të Izraelit, drejt Libanit, lëvizja pro-iraniane shiite Hezbollah, si vëllai më i madh i Hamasit dhe Houthis, mund të “hapte një front të dytë” dhe të sulmonte Izraelin. Mirëpo, për momentin, kjo nuk ndodhi sepse grupet e tjera politiko-ushtarake në Liban paralajmëruan Hezbollahun se përfshirja e tyre nuk do të kërcënonte vetëm sigurinë, por edhe mbijetesën e Libanit, dhe në të njëjtën kohë edhe diktatorin sirian Bashar al- Asadi kishte frikë se do të kërcënohej edhe Siria, dhe do të rindezte konfliktet e brendshme në vend.

Dorëzimi i Hamasit

Në këto kushte, Hamasi duket se po dorëzohet. “Shenjat e para të dorëzimit janë dhënënë Rripin e Gazës, ndërsa ofensiva vazhdon në pjesën jugore”, sipas burimeve nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF). Sipas tyre, “niveli i dëmtimit dhe shkatërrimit krijon probleme komanduese dhe kontrolli për Hamasin, ka zona në Rripin e Gazës që Hamasi nuk i kontrollon më ushtarakisht”. Raportohet se deri më tani janë vrarë 7,000 operativë, përfshirë gjysma e komandantëve të 24 batalioneve të grupit terrorist dhe 22,000 objektiva janë goditur. Megjithatë, burimet paralajmërojnë se “pavarësisht rezultateve, nuk jemi afër fundit të luftimeve: ne vazhdojmë të operojmë me intensitet të madh dhe ne punojmë për të çmontuar batalionet e tëra të Hamasit”.

Të ngjashme