Lajme
Analisti nga Amerika ironizon me fotografimet e Kurtit e Osmanit në varrimin e Albright, ua përmend dinjitetin
Demokracia
23:07 | 27 Prill 2022

Share:

Analisti shqiptar që jeton dhe vepron në SHBA, Uk Lushi, ka kritikuar kryeministrin Kurti e presidenten Osmani për ato që po i konsiderojnë si takime nga varrimi i Madeleine Albright.

Lushi përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se “të i konsiderosh takime pikëpjekjet disa sekondëshe dhe fotot e zyrtarëve tonë me zyrtarë të huaj në margjina dhe ceremoni varrimi të miqve tonë! Dinjitet i madh dhe përparime sa s’bën!”, përcjell Demokracia.com.

Kurti e Osmani kanë publikuar disa fotografi brenda ambienteve të Katedrales Kombëtare në Uashington, duke u përshëndetur me zyrtarë e politikanë amerikanë, të cilat i kanë konsideruar si takime.

Postimi i plotë i analistit Uk Lushi:

Ja ku kemi ardhë: të konsiderojmë takime pikëpjekjet disa sekondëshe dhe fotot e zyrtarëve tonë me zyrtarë të huaj në margjina dhe ceremoni varrimi të miqve tonë! Dinjitet i madh dhe përparime sa s’bën!./Demokracia.com/

 

Të ngjashme