Sport
Amir Rrahmani deklarohet pas golit me Napolin, falënderon hapur këtë lojtar
Demokracia
15:45 | 21 Shtator 2021

Share:

Amir Rrahmani realizoi për Napolin në fitoren e thellë kundër Udineses në elitën e futbollit italian.

Napolitanët triumfuan 4-0, derisa një nga golat e shënoi reprezentuesi kosovar, shkruan Demokracia.com.

Rrahmani falënderoi hapur bashkëlojtarin e tij në mbrojtje, Kalidou Koulibalyn.

Edicionin e kaluar Rrahmani kishte shumë probleme të përshtatej në lojën e Gattusos i cili e zëvendësonte në shumicën e ndeshjeve.

“E mbaj mend shumë mirë, por një futbollist profesionist duhet të jetë në gjendje të harrojë dhe të fillojë përsëri,” tha 27-vjeçari për DAZN.

“Ajo që ndodh sot do të harrohet nesër, gjithmonë duhet të përqendroheni në atë që do të vijë më pas. Ne fituam sot dhe tani duhet të kalojmë fokusin të mërkurën”.

“E falënderojë Koulibaly për asistimin”, shtoi mbrojtësi kosovar. /Demokracia.com

Të ngjashme