Lajme
Amerika thërret Izraelin të lejojë qasje në xhaminë al-Aqsa gjatë Ramazanit
Demokracia
23:49 | 28 Shkurt 2024

Share:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Izraelit që t’ua mundësojë besimtarëve që të shkojnë në xhaminë al-Aqsa në Jerusalem, derisa Hamasi thërret palestinezët në Jerusalem dhe në Bregun Perëndimor për marshim në ditën e parë të muajit të Ramazanit.

Ministri izraelit, Itamar Ben Gvir, ka propozuar rritje të masave për palestinezët gjatë muajit të shenjtë të besimtarëve islamë, raporton CNN, përcjell KlanKosova.tv. Këto masa, nëse vendosen, kërcënojnë që të shkaktojnë rritje tensionesh.

“Ne bëjmë thirrje ndaj Izraelit që ta lehtësojë qasjen në Malin e Tempullit për besimtarët paqësorë gjatë Ramazanit, sipas praktikës së mëhershme dhe ky vazhdon të jetë pozicioni ynë”, ka thënë Matthew Miller, zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ai ka shtuar se lejimi i qasjes në al-Aqsa është cështje e rëndësisë së drejtëpërdrejtë të sigurisë së izraelit, duke vazhdruar se “nuk është në interesin e sigurisë së Izraelit që të rrisë tensione në Bregun Perëndimor apo përrreth rajonit”.

Të ngjashme