ShowBiz
Amber Heard bën lëvizjen e radhës kundër Johnny Depp, publikohet dokumenti
Demokracia
17:24 | 16 Tetor 2022

Share:

Pas gjyqit gjashtë-javor, vendimit të gjykatës që i dha të drejtë Johnny Depp-it si dhe një dëmshpërblim prej më shumë se 10 milionë dollarësh, Heard ka sfiduar sërish. Aktorja ka depozituar një ankesë, ku rendit 16 arsye për apel, katër muaj pasi gjykata i dha të drejtë ish burrit të saj.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Vanity Fair, arsyet për apelimin e vendimit përfshijnë gjithçka, nga mungesa e “provave të qarta dhe bindëse” deri te fakti që gjykata rrëzoi kërkesën e jurisë për dëmshpërblim pasi përcaktoi se të dy, Heard dhe Depp kishin shpifur njëri-tjetrin.

Heard është parë së fundmi në Mallorca të Spanjës, ku mesa duket aktorja dëshiron të rindërtojë jetën e saj. Sipas dëshmitarëve, Amber ka shkuar me pushime në Majorka, por duket se qetësia që ka gjetur aty e ka bërë që të qëndrojë më shumë se sa pritej dhe ndoshta të ndryshojë vendbanimin.

Kështu, ish-i i Johnny Depp është parë gjatë gjithë kohës pranë partneres së saj, Bianca Butti, dhe vajzës së saj të vogël, Oonagh Paige Heard. Disa raporte tregojnë se Amber është regjistruar me një emër tjetër, Martha Jane Cannary, në një përpjekje për t’u shpëtuar problemeve të saj.

Të ngjashme
ShowBiz • 05 Maj 2024