Lajme
Ambasadorja e parë nga Kosova arrin në Izrael
Demokracia
08:56 | 26 Shkurt 2021

Share:

Ines Demiri do të jetë ambasadorja e parë e Kosovës në Izrael.

Ajo tanimë veç ka arritur në Izrael, ku pritet  që së shpejti të përfundojë procesi i lidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve.

Arritjen e saj në Izrael e ka bërë të ditur Dan Oryan, që është Shef i Zyrës për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Izraelit.

“Mirësevjen në Izrael, Ines Demiri”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/dan.oryan.7/posts/10159220424463415

Ndryshe, Kosova dhe Izraeli tanimë njihen reciprocikisht pas marrëveshjes së 4 shtatorit të arritur në Washington.

Izraeli është shteti i 117-të që njeh Kosovën, teska ambasada pritet që së shpejti të hapet në Jeruzalem.

Të ngjashme