Lajme
Ambasadori i dyshuar për shpërlarje parash Martin Berishaj i deklaroi “30 euro cash” që ia ktheu Kroacia
Demokracia
14:10 | 20 Prill 2024

Share:

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili dyshohet për shpërlarje parash, në deklarimin e pasurisë së tij për vitin 2024, ka bërë edhe deklarimin e 30 eurove “cash” që i janë kthyer nga Kroacia si TVSh.

Berishaj ka deklaruar pagën e tij nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në vlerë 28 mijë e 125 euro, si edhe pagën e bashkëshortes në vlerë 10 mijë euro.

Ai gjithashtu ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit edhe një veturë më pronësi të tij në vlerë 15 mijë euro, si edhe para të gatshme në pronësi të bashkëshortes në vlerë 10 mijë euro.

Tek pasuritë e paluajtshme, Berishaj zoton një tokë në vlerë 80 mijë euro, dy banesa në vlerë 230 mijë euro, një shtëpi në vlerë 72 mijë euro, si edhe një tjetër të trashëguar ku nuk ka bërë të ditur vlerën.

Të ngjashme