Lajme
Ambasadori gjerman dënon sulmet ndaj KFOR-it dhe gazetarëve në veri: Situata të depërshkallëzohet
Demokracia
19:27 | 29 Maj 2023

Share:

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka reaguar për veprimet e dhunshme në Zveçan ndaj KFOR-it prej protestuesve serbë.

Rohde në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka përmendur po ashtu edhe sulmet ndaj gazetarëve.

Këto veprime ambasadori gjerman i cilësoi si të papranueshme.

”Çdo veprim i dhunshëm ndaj @NATO_KFOR dhe gazetarëve  është absolutisht e papranueshme dhe duhet të ndalet tani – nevoja e menjëhershme për të depërshkallëzuar. Faleminderit të gjitha forcave të KFOR-it në terren. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar ai.

 

Protestuesit serbë në Zveçan u përleshën me njësitet ndërkombëtare të sigurisë.

Të ngjashme