Lajme
Ambasadori amerikan në Serbi: Nuk do të dorëzohemi derisa Asociacioni të ndodhë
Demokracia
14:33 | 18 Prill 2023

Share:

Ambasadori amerikan në Beograd, Christophet Hill është shprehur se krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është element kyç në zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Të gjithë ndërmjetësit në dialog thonë sa më shpejt aq më mirë”, deklaroi Hill në një paraqitje para gazetarëve në Serbi.

Hill theksoi se nuk dëshiron të flasë në emër të të dërguarit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, por e përmendi si prioritet kryesor, përcjell Insajderi.

“Ajo që mund të ju siguroj është se nuk do të dorëzohemi derisa të ndodhë”, shtoi ambasadori amerikan.

Tutje, ai tha se do të bëjnë çmos që të përmirësojnë bashkëpunimin me Serbinë në fusha të ndryshme.

Të ngjashme