ShowBiz
Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman nisin pushimet familjare në Dhërmi
Demokracia
13:10 | 08 Gusht 2023

Share:

Modelja shqiptare Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman kanë nisur pushimet familjare me dy fëmijët e tyre.

Çifti i famshëm edhe këtë herë kanë zgjedhur si destinacion jugun e Shqipërisë.

Të dy kanë publikuar foto dhe video me të arritur në bregdetin shqiptar, duke zbuluar se po qëndrojnë në Dhërmi.

Në një imazh që solli bukuroshja shqiptare, dyshja shihet bashkë me djalin dhe vajzën e tyre teksa shijojnë perëndimin e diellit në një pishinë në vilën e tyre.

Theksojmë që kjo nuk është hera e parë që ata zgjedhin Shqipërinë për pushimet verore. Madje dyshja edhe gjatë vitit vizitojnë herë pas here Tiranën.

Foto: Tolgahan Sayisman/Instagram

Ndryshe, aktori 41-vjeçar që gëzon një famë dhe sukses të jashtëzakonshëm në Turqi mbetet i angazhuar me projekt të ndryshme.

Ndërkohë, Almeda prej vitesh është tërhequr nga ekrani, duke u fokusuar në rritjen e fëmijëve.

Foto: Almeda Abazi/Instagram

 

Foto: Almeda Abazi/Instagram

Të ngjashme