Lajme
Alibaba njoftoi një investim prej dy miliardë dollarësh në Turqi
Demokracia
11:59 | 18 Shtator 2023

Share:

Gjigandi kinez i tregtisë elektronike Alibaba planifikon të investojë 2 miliardë dollarë në Turqi, duke njoftuar ndërtimin e një qendre të dhënash dhe logjistike në Ankara dhe ngritjen e një departamenti eksporti në Aeroportin e Stambollit, transmeton Demokracia.

Investimi u njoftua nga presidenti i grupit, Michael Evans , në një takim me presidentin turk, Tayyip Erdogan, sipas një njoftimi për shtyp nga dega turke e Alibaba. Nuk specifikohet afati kohor i investimit.

Alibaba ka investuar tashmë 1.4 miliardë dollarë në Turqi përmes degës së saj Trendyol, e cila është ndër dyqanet online më të famshme në Turqi, tha Evans.

Trendyol, kryetari i të cilit Caglayan Cetin u takua gjithashtu me Erdogan, tha se Evans përshkroi detaje të investimeve të reja, të tilla si ndërtimi i një qendre të dhënash dhe logjistike në Ankara dhe ngritja e një qendre eksporti në aeroportin e Stambollit.

Erdogan aktualisht ndodhet në SHBA, ku të hënën fillon sesioni i 78-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), transmeton Demokracia.

Të ngjashme