ShowBiz
Albumi “21” i Adele, një dekadë në tregun muzikor
Demokracia
10:32 | 25 Janar 2021

Share:

‘21’, është albumi i dytë i këngëtares Adele i cili mbushi plot 10 vite që nga data e publikimit, shkruan Demokracia.com

Me përmbajtje të këngëve  ‘Someone like you’, ‘Rolling in the deep’ dhe ‘Set fire to the rain’ ky album është një ndër projektet më të suksesshme në industrinë e muzikës.

“Gëzuar 10 vjetorin mik i vjetër! Është çmenduri se sa pak mbaj mend se si ishte dhe se si u ndjeva një dekadë më parë” shkroi këngëtarja në një postim në Instagram.

https://www.instagram.com/p/CKcGNxwg1_3/?utm_source=ig_web_copy_link

Adele fitoi gjashtë çmime Grammy, përfshirë albumin e vitit, rekordin e vitit dhe këngën e vitit. Me më shumë se 31 milion kopje të shitura, ‘21’ është albumi më i shitur i dekadës së fundit./Demokracia.com

Të ngjashme