Lajme
Albin Kurti i bindur se VV-ja do t’i fitojë mbi 61 deputetë në zgjedhje
Demokracia
13:39 | 05 Shkurt 2021

Share:

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur i bindur se partia e tij do t’i fitojë mbi 61 deputetë.

Kështu deklaroi ai gjatë një vizite që pati në Obiliq bashkë me numrin dy të listës së VV-së, Vjosa Osmani, raporton Demokracia.com.

“Fitorja jonë kësaj radhe nuk është vetëm të dalim të parët, se ne do të dalim të parët, nuk ka kush tjetër del i pari. Ne duhet qe më 14 shkurt në mbrëmje kur komisionarët tanë i sjellin rezultatet nga vendvotimet, te thuhet që Lëvizja Vetëvendosje numri jonë, e i juaji, 127 i ka mbërri mbi 61 deputetë”, ka thënë Kurti.

Kujtojmë se Kurti nuk është certifikuar si kandidat për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Megjithatë bashkëpartiakë nga LVV-ja janë shprehur të bindur se do të numërohen edhe votat e tij. Lidhur me këtë, nga KQZ-ja kanë deklaruar se votat e kandidatëve që nuk janë certifikuar nuk do të barten në formularin e rezultateve./Demokracia.com/

LEXO edhe:

E konfirmon KQZ: Votat e kandidatëve që nuk janë certifikuar s’do të barten në formularin e rezultateve

Të ngjashme