“Më 11 korrik janë bërë 11 vjet prej kur prej procedurave të shpejtuara deputetët nga të gjitha partitë të cilët janë në opozitë sot, me 2/3 e votave miratuan Projektligjin për Amnisti që i fali krimet e Serbisë në Kosovë. Qeveritarët e asaj kohe e përshkruan ligjin si një akt të rëndësishëm politik, por qytetarët dhe organizatat protestuan kundër duke qëndruar ditë e natë para Kuvendit të Kosovës”.
Kjo është rrena e radhës e thënë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 14 korrik 2024, para qindra bashkëpartiakëve të tij të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, të mbledhur në një nga hotelet lukoze të Prishtinës, shkruan Demokracia.com.
E vërteta qëndron ndryshe, pasi kurrë Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk ka amnistuar apo falur krimet e Serbisë të kryera në Kosovë gjatë luftës së fundit, 1998/99.
LIGJI PËR AMNISTINË 2013: NUK FALEN KRIMET, VRASJET…
Ligji për Amnistinë i miratuar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2013, në asnjë rast nuk ka amnistuar veprat që kanë të bëjnë me gjenocidin, krimet kundër njerëzimit, ku përfshihen: vrasje, shfarosje, skllavërim, deportim ose përzënie me dhunë të popullsisë, torturim, burgosje ose privime të tjera të rënda të lirisë fizike në kundërshtim me rregullat themelore të së drejtës ndërkombëtare, dhunim, skllavëri seksuale, prostitucion të detyruar, shtatzëni me dhunë, sterilizim të detyruar, persekutim, zhdukja e detyruar e personave, krimet e aparteidit dhe vepra të tjera çnjerëzore, shkruan Demokracia.com.
Neni 4 i Ligjit për Amnistinë tregon se veprat e mësipërme, të parapara në Kapitullin XV të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Kapitullin XIV të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës dhe Kapitullit XVI të Kodit Penal të RSFJ 1976 – janë të përjashtuara nga Amnistia.
Po me këtë nen, përjashtohen nga amnistia edhe veprat penale që kanë rezultuar me lëndim të rëndë trupor ose me vdekje.
Neni 4 hedh poshtë rrenën e rrezikshme të kryeministrit Kurti, i cili kalon kufijtë e betejës së brendshme politike.
KURTI, I VETMI QË AMNISTOI KRIMINELIN OLIVER IVANOIQ
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shokoi të gjithë shqiptarët kur më 16 janar të vitit 2023, publikoi një videomesazh përkujtimor për politikanin e ndjerë serb, Oliver Ivanoviq, në përvjetorin e pestë të vrasjes së tij.
Nëse video nuk do të ishte publikuar nga Qeveria e Kosovës, do të dukej e pabesueshme, shkruan Demokracia.com.
“Sot ne përkujtojmë jetën dhe kujtimin e Oliver Ivanoviqit, në ditën e vdekjes së tij. Mendimet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen dhe miqtë e tij”, thoshte Kurti në videomesazhin e tij në gjuhën serbe, të titruar në shqip.
“Oliver Ivanoviq ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord”, vazhdonte Kurti mesazhin e tij të rëndë.
“Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumetnike”, thoshte ai.
Video e publikuar nga Qeveria e Kosovës: https://www.facebook.com/GOVRKS/videos/2060623037456891
Ky videomesazh i Kurtit kishte ngjallur reagime të mëdha në fillim të vitit 2023, pasi Oliver Ivanoviq ishte dënuar me 9 vite për krime lufte.
Por, edhe për vetë Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, Ivanoviq ishte më herët një kriminel lufte.
Kurti, si kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, në prill të vitit 2018, në një intervistë të dhënë për TV1 të Sarajevës kishte thënë se “Oliver Ivanoviq është kriminel lufte”. / Demokracia.com /
Lexo më shumë: