Lajme
Alarmante, rritet papunësia nën Qeverinë Kurti | ASK: Dy të tretat e popullsisë në moshë pune
Demokracia
11:45 | 22 Gusht 2023

Share:

Rreth dy të tretat e popullsisë në Kosovë ose 1 milionë e 173 mijë e 978 janë popullsi në moshë pune, kurse 56 mijë e 520 më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Ndërkaq, persona aktivë ishin 29 mijë e 508 persona më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kurse persona joaktivë ishin 27 mijë e 10 më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas rezultateve të Anketës së Fuqisë Punëtore për tre mujorin e katërt 2022 (TM2022), persona të punësuar ishin 8 mijë e 789 më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Po ashtu në raportin thuhet se persona të papunësuar ishin 38 mijë e 298 më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas ASK-së shkalla e papunësisë në vend është 11.8% në TM4 2022 ose 1 për qind më e lartë se në TM3 2022 sa ishte 10.8%.

“Shkalla e papunësisë në Kosovë 11.8%, ndërsa, rreth dy të tretat e popullsisë në Kosovë  (1 173 978) janë popullsi në moshë pune (56 520 më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak). Persona aktivë ishin 29 508 persona më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Persona joaktivë ishin 27 010 më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Persona të punësuar ishin 8 789 më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Persona të papunësuar ishin 38 298 më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Po ashtu sipas ASK-së përqindja e meshkujve të punësuar ishte 4,1% më e lartë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Kurse, përqindja e femrave të punësuara ishte 0,3% më e lartë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak).

“Shkalla e punësimit ishte 2,3% më e lartë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Shkalla e papunësisë ishte më e ulët për (-7,2%) sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Kurse tek të rinjtë (15-24 vjeç), shkalla e papunësisë ishte më e ulët për (-15,6%) sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në raport.

Ndërkaq, shkalla e jo-aktivitetit vazhdon të mbetet mjaftë e lartë (61,5 %), duke u rritur me  0.6 përqind krahasuar me  tremujorin e njëjtë të vitit paraprak.

“Shkalla e joaktivitetit tek femrat ishte shumë e theksuar  78.8 %, krahasuar me meshkujt, 44.2 %”, thuhet në raport.

Tregtia, ndërtimtaria dhe arsimi prijnë me punësim

Sipas ASK-së, sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 18,7%, ndërtimtaria 12,1%, arsimi me 10,3%, administrata publike dhe mbrojtja me 9,2%, prodhimi me 8,2%, etj.

“Femrat ishin të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 55,2% të tyre. Ndërsa, meshkujt ishin kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë, administratës publike dhe mbrojtjes, prodhimit, si dhe në sektorët e aktivitetit për akomodim dhe shërbim me ushqim, me 62,6%”, thuhet në raport.

 

Të ngjashme