Sport
Alarm për Romën dhe Shqipërinë, Kumbulla lë fushën në pjesën e parë pas lëndimit
Demokracia
22:01 | 30 Gusht 2022

Share:

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka përse të shqetësohet. Mbrojtësi Marash Kumbulla është dëmtuar dhe ka lënë në mes ndeshjen që po luhet aktualisht ndaj Monzës.

Nuk dihet shkalla e dëmtimit dhe për ekzaminimet mjekësore do duhet të presim.

22 vjeçari është një pikë e rëndësishme e Romës. Në edicionin e kaluar paraqitjet e tij kanë qenë me ulje-ngritje, ndërsa për këtë sezon pritet shumë prej tij.

Ky është një lajm i keq edhe për Kombëtaren e Shqipërisë, pasi kuqezinjtë tanë do zbresin në fushë pas pak javësh për Nations League.

Të ngjashme