Sport
Alain Giresse nesër para mediave, flet për pritshmëritë në katër ndeshjet e qershorit
Demokracia
16:34 | 26 Maj 2022

Share:

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, francezi Alain Giresse, do të mbajë nesër konferencë për medie më fillim nga ora 14:00, shkruan Demokracia.com.

Giresse do të flas për ndeshjet e qershorit në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja e Kosovës po ashtu nesër i fillon stërvitjet dhe do t’i mbajë dy seanca në Kampin Nacional në Hajvali. Stërvitja e parë mbahet në orën 10:30, derisa stërvitja e dytë në orën 17:30.

Loja e parë e Kosovës do të jetë ajo ndaj Qipros, më 2 qershor, me 5 qershor ndeshet me Greqinë në Prishtinë, me 10 qershor me Irlandën e veriut ndërsa me 12 qershor luan si mysafir i Greqisë. /Demokracia.com

Të ngjashme