Lajme
Al Kaeda liron doktorin australian që mbante peng prej 7 vitesh
Demokracia
09:21 | 19 Maj 2023

Share:

Militantët e Al Kaedës kanë lënë të lirë një doktor australian në Afrikën Perëndimore që e mbanin peng prej më shumë se 7 vitesh.

Ministria e Jashtme në Australi bëjnë me dije se doktori 88 vjeçar Kenneth Elliot është në gjendje të mirë shëndetësore dhe tashmë është rrugës për t’u bashkuar me familjarët e tij.

Elliot dhe bashkëshortja e tij u rrëmbyen në vitin 2016 pranë kufirit mes Malit dhe Burkina Fasos ku drejtonin një klinikë private prej më shumë se 40 vitesh.

Al Kaeda mori përgjegjësinë e rrëmbimit dhe pas disa muajsh la të lirë bashkëshorten pas presionit publik dhe urdhrit të drejtuesve për të mos përfshirë gratë në luftë.

“Në moshën 88-vjeçare dhe pas shumë vitesh larg nga shtëpia, Dr Elliott tani ka nevojë për kohë për të pushuar dhe për të rimarrë forcën. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe simpatinë”, tha familja e tij në një deklaratë.

Me origjinë nga Perth, Dr Elliott dhe gruaja e tij drejtuan një klinikë me 120 shtretër në qytetin e Dijbo në Burkina Faso, ku ai ishte i vetmi kirurg.

Pas rrëmbimit, banorët vendas hapën një faqe në Facebook për të bërë fushatë për lirimin e tyre.

Të ngjashme