Lajme
Akuzat se Rusia vrau Prigozhinin, Kremlini: Gënjeshtër e pastër
Demokracia
17:21 | 25 Gusht 2023

Share:

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov sot ka mohuar se Moska është e përfshirë në rrëzimin e aeroplanit ku besohet të ketë qenë edhe Yevgeny Prigozhin.

Ai tha se kjo është një “gënjeshtër pastër” dhe ka akuzuar Perëndimin për këtë.

Gjatë telefonatës, Peskov i tha Will Vernon të BBC-së se kishte “shumë spekulime” rreth rrëzimit të avionit dhe “vdekjes tragjike” të pasagjerëve në bord. Ai vazhdoi:

“Në Perëndim sigurisht që ky spekulim vjen nga një kënd i caktuar. E gjithë kjo është një gënjeshtër e pastër. Sigurisht që kur flasim për këtë çështje duhet të udhëhiqemi vetëm nga faktet. Nuk kemi shumë fakte për momentin, faktet duhet të sqarohen gjatë hetimit zyrtar që po kryhet tani.”

Peskov u deklarua për gazetarët përmes një lidhje telefonike.

Ai s’e ka konfirmuar nëse Prigozhin ishte në bordin e aeroplanit të rrëzuar.

Në vend të kësaj, ai përsëriti se rezultatet e një hetimi do të publikohen sapo të jenë gati për konsum publik.

Peskov tha gjithashtu se është e pamundur të thuhet nëse Vladmir Putin do të marrë pjesë në funeralin e Prigozhin, sepse presidenti ka “një agjendë shumë të ngjeshur”.

Të ngjashme