ShowBiz
Aktroja e cila ‘varros’ çmimet në kopshtin e saj
Demokracia
11:06 | 13 Mars 2021

Share:

Aktorja Rosamund Pike ka zbuluar se ajo varros çmimet e saj të aktrimit në kopsht.

Duke folur në Ellen DeGeneres Show, ajo tha se riti ishte ndoshta “thellësisht psikologjik” dhe i lidhur me “sindromën imposter”.

Sindroma imposter përfshin ndjenja të shpeshta të pamjaftueshmërisë, shkruan Demokracia.com.

Muajin e kaluar, Pike fitoi çmimin si aktorja më e mirë e komedisë në Golden Globes për interpretimin e saj në filmin “I Care A Lot”, ku ajo luan gruan Marla Grayson.

Kjo fitore i’u bashkangjit asaj në Emmy, si aktorja më e mirë në vitin 2019.

Ajo i tha Ellen çmimet i sheh si një “gjë e vështirë për t’u shfaqur në shtëpinë tënde”.

“Kështu që unë i varros në kopsht, duke i lënë të shihen vetëm pak.”

Pike shtoi se ajo shpreson që pronarët e ardhshëm të shtëpisë së saj do të zbulojnë statujat “kur unë të jem e vdekur dhe të iki nga kjo bot+”.

“Ata do të mendojnë se gjetën thesar të fshehur,por në fakt do të kenë gjetur një mori çmimesh”, tha ajo .

Pike, e cila aktualisht po jeton në Pragë, duhet të gërmojë më shumë kopshtin e saj, pasi “I Care A Lot” është menduar të jetë ndër nominimet për Oskaret e këtij viti, që do të shpallen të Hënën. /Demokracia.com/

Të ngjashme
ShowBiz • 07 Maj 2024