ShowBiz
Aktorja e njohur nuk e ka takuar vajzën e saj për dy vite: ‘Është gjëja më e vështirë në jetë’
Demokracia
19:20 | 27 Korrik 2021

Share:

Kate Beckinsale zbuloi se ajo nuk e ka parë vajzën e saj për dy vjet.

Aktorja, 47-vjeçare, ka një vajzë 22-vjeçare me emrin Lily Mo Sheen, të cilën e ndan me ish-in e saj, aktorin Michael Sheen.

Gjatë intervistës së fundit, për të promovuar filmin e ri ‘Jolt’, aktorja zbuloi se pandemia e ka detyruar të qëndrojë larg nga vajza e saj për një kohë të gjatë.

“Unë nuk e kam parë vajzën time për dy vjet për shkak të gjithçkaje që ndodhi. Gjithashtu, shkova në Kanada për të punuar dhe ajo nuk mund të vinte të më shihte,” rrëfeu Beckinsale. “Të kalosh dy vite pa e parë fëmijën, për mua ishte gjëja më e vështirë në jetë.”

“Falënderoj zotin për FaceTime dhe të gjitha këto, por të dyja jemi në panik për gjithë këtë kohë që kaluam pa u parë me njëra-tjetrën.”- U shpreh aktorja.

Por tani periudha e vështirë mori fund, pasi ato janë rikthyer pranë njera-tjetrës. Po ashtu ajo tha se vajza e saj aktualisht po ndjek karrierën në aktrim në New York.

Të ngjashme