ShowBiz
Romeo dhe Erjola të lidhur jashtë? Donaldi zbulon si qëndron e vërteta
Demokracia
17:19 | 08 Maj 2024

Share:

Mbrëmjen e djeshme, në prime, Graciano deklaroi se Romeo i ka kërkuar Erjolës të lidhet me të. Deklaratë që ka zgjuar debat në shtëpinë e spektaklit televiziv “Big Brother Albania 3”.

“A je ti ai Romeo që e ke pasur fiksim jasht Erjola Doçin duke i shkruar mesazhe dhe duke ta lënë Erjola Doçi ‘seen’ gjithë kohën? A je ti ai që e ke kërkuar Erjolën për të pasur një lidhje?”, tha ai.

Pas kësaj deklarate që la gojëhapur të gjithë banorët nuk mungoi reagimi i Donaldit, i cili i quan manovra për vëmendje, për të kapur disa ditë më shumë në shtëpinë e Big Brother.

“Kanë maçin në bark. I ka dalë maçi ia ka ngrënë bluzën. Po ta shikoni gjysma e kanë bluzën e grisur. Për të qëndruar dy ditë më shumë ose për të kapur finalen, se për fitore ta harrojnë”– tha ai te videoja në ‘Instastory’.

 

Të ngjashme