ShowBiz
Aktori jep dorëheqje nga roli i fundit pas akuzave për sulm seksual
Demokracia
14:25 | 03 Prill 2021

Share:

Amie Hammer është shprehur pasi ka njoftuar se do të lërë rolin e tij të fundit në aktrim, në shfaqjen The Minutes në Broadway.

Aktori 34-vjeçar ka thënë se për “hir të familjes time” ai ka hequr dorë nga produksioni, i cili ishte puna e fundit në aktrim, pasi akuzat e fundit kanë bërë që ai të tërhiqet nga jeta publike.

Ka pasur akuza për sulme seksuale të bëra kundër Hammerit, të cilat ai i mohon me forcë, por pasi Departamenti i Policisë në Los Anxhelos duke e hetuar, aktori mendoi se ishte më mirë të largohej nga roli i Broadway.

The Minutes ishte menduar të kishte premierën në Broadway në Mars 2020 por pandemia e koronavirusit i vuri ato plane në pritje, pasi teatrot u mbyllën.

Shfaqja tani do të jep premierën këtë fundvit por Hammer nuk do të jetë më pjesë e ekipës./Demokracia.com/

Të ngjashme