Lajme
Aktivisti kryesor i të drejtave të njeriut në Itali, del në gjyq pasi e ofendoi kryeministren italiane
Demokracia
17:46 | 15 Nëntor 2022

Share:

Roberto Saviano, personi më i njohur i Italisë kundër mafias dhe njëri prej aktivistëve kryesor i të drejtave të njeriut, doli në gjyq për shpifje të martën pasi e quajti kryeministren Giorgia Meloni një “bastarde”.

Nëse ai shpallet fajtor, mund të përballet me deri në tre vjet burgim, por sipas sistemit ligjor të Italisë një gjobë prej të paktën rreth 500 euro ose një dënim me kusht ka më shumë gjasa të ndodh.

43-vjeçari, në një intervistë me shkrim për Reuters para së të shkonte në gjykatë, ka deklaruar se ai do të mbrojë kritikën e tij të dhënë ndaj pushtetit edhe pse ajo mund të jetë e ashpër.

Meloni paditi Savianon pas një interviste televizive të dhjetorit të vitit 2020, në të cilën ai e kritikoi atë dhe liderin tjetër të krahut të djathtë, Matteo Salvini, për sulmet e tyre ndaj organizate joqeveritare për shpërtimin e emigrantëve, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv

Të ngjashme