Lajme
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, punësohet në Ujësjellësin Rajonal të Prishtinës
Demokracia
19:50 | 21 Janar 2023

Share:

Ismet Dibrani, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, është punësuar në Ujësjellësin Rajonal të Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dibrani përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

Ai gjatë fushatës e ka mbështetur publikisht Lëvizjen Vetëvendosje në Drenas, fakt ky që dëshmohet edhe përmes postimeve të tij në Facebook.

Madje ka bërë thirrje që të votohet kjo parti, si dhe disa nga miqtë e tij, shkruan Gazeta Insajderi.

Duke se e gjithë ky aktivitet, jo vetëm gjatë zgjedhjeve, por edhe shumë më herët, tashmë i është kthyer atij në një vend punë në njërin nga institucionet publike të vendit.

Të ngjashme