Lajme
Aksioni “Pika” që arrestoi 50 zyrtarë policorë, dalin pamje të reja nga aksioni i IPK-së
Demokracia
11:33 | 14 Mars 2022

Share:

Një aksion i madh kundër kontrabandës është realizuar sot në kufirin Kosovë-Shqipëri në bashkëpunim mes Inspektoratit të Policisë dhe Prokurorisë Speciale.

Demokracia.com ka raportuar eskluzivisht për arrestimin e rreth 50 policëve dhe doganierëve në tri lokacione në Komunën e Gjakovës. Të njëjtit dyshohen për veprën penale ‘marrje ryshfeti’ dhe ‘keqpërdorim detyrës zyrtare’.

I nisur nga orët e hershme të mëngjesit aksioni është përmbyllur në pikat kufitare Qafë Morinë, Qafë Prushë dhe stacionin e policisë në Gjakovë.

Ky aksion ka nisur nga IPK-ja në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë si dhe Doganës së Kosovës.

FOTO| Ky është doganieri që u arrestua sot në mesin e mbi 40 policëve

Edhe komandantët e pikave kufitare “Qafë Morinë” e “Qafë Prush” janë të dyshuar për korrupsion

Të ngjashme