Lajme
Edhe komandantët e pikave kufitare “Qafë Morinë” e “Qafë Prush” janë të dyshuar për korrupsion
Demokracia
09:46 | 14 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Inspektorati i Policisë së Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Shtetit kanë nisur një aksion të madh në orët e hershme të mëngjesit.

Nga ky aksion i madh që Demokracia.com ka mësuar se po zhvillohet në tri lokacione janë arrestuar mbi 40 policë kufitarë të Kosovës dhe disa doganierë.

Në mesin e të dyshuarve janë edhe dy komandantët e pikave kufitare, togeri Xh. L. dhe togeri R. A..

Pothuajse i gjithë ndërrimi i policëve kufitarë në “Qafë Morinë” dhe “Qafë Prush” është arrestuar në dyshimin se kanë kryer veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “marrje ryshfeti”.

Ndërkohë, aksionin që u zhvillua mëngjesin e sotëm e ka konfirmuar edhe Inspektorati i Policisë së Kosovës.

Operacionit i ka paraprirë një hetim rreth njëvjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, përcjell Demokracia.com.

Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit dhe bashkëpunim edhe me agjenci të tjera.

Demokracia.com do t’ju mbajë të informuar lidhur me këtë aksion të Prokurorisë Speciale dhe Inspektoratit Policor.

Të ngjashme