Lajme
Aksioni në Veternik, polica thotë se i dyshuari për t’i ikur kontrollit e goditi me veturë policen
Demokracia
09:22 | 24 Qershor 2023

Share:

Një zyrtare policore është lënduar të premten gjatë tentim-ndalimit të një veture në Veternik.

Në raportin 24 orësh thuhet se gjatë kësaj kohe policia ishte duke e zhvilluar një aksion policor.

“VRASJE NË TENTATIVË/Veternik, Prishtinë, 23.06.2023 – 18:50. Njësia policore gjatë zhvillimit të një operacioni policor,  gjatë tentim-ndalimit të një veture, i dyshuari për t’i ik kontrollit policor, me veturën e tij ka goditur zyrtaren policore.  Policia në këtë rast ka përdorur armën e zjarrit, nga të shtënat me arë nuk ka të lënduar nga arma. Kurse, viktima (zyrtarja policore) është dërguar në emergjencë për tretman mjekësor, ajo ka pësuar lëndime të rënda (thyerje të këmbës)”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë rasti është duke u hetuar./Demokracia.com

Të ngjashme