Lajme
Arrestime për ryshfet edhe në Drejtorinë Rajonale të Gjakovës
Demokracia
09:01 | 14 Mars 2022

Share:

Paralelisht me arrestimet e policëve kufitarë dhe disa doganierëve në pikat kufitare “Qafë Morinë” dhe “Qafë Prush”, arrestime po ndodhin edhe në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

Demokracia.com ka mësuar se një numër i madh i policëve është arrestuar edhe brenda Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

Sipas burimeve të Demokracia.com, ata janë thirrur në drejtori dhe më pas janë arrestuar nga Inspektorati Policor.

Të njëjtit, dyshohet se u kanë mundësuar qytetarëve nga Shqipëria dhe Kosova kalimin në mënyrë të parregullt, në këmbim të shumave të konsiderueshme të parave.

Në total numri i të arrestuarve mësohet se ka arritur në rreth 50 policë kufitarë e doganierë.

Aksioni i madh është realizuar pas hetimeve të Inspektoratit të Policisë së Kosovës nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës, të cilët më herët u deklaruan në lidhje me këtë çështje.

IPK përmes një komunikate për media, operacionit i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, përcjell Demokracia.com.

Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit dhe bashkëpunim edhe me agjenci të tjera./Demokracia.com/

Lexo edhe: 

Ekskluzive: Arrestohen mbi 40 policë e doganierë të pikave kufitare “Qafë Morinë” e “Qafë Prush”

Lexo edhe: 

VIDEO| Aksion i policisë në pikën kufitare në Qafë Morinë, momenti kur transportohen të arrestuarit

Të ngjashme