Në aksionin ‘Brezovica 3’, policia arrit të arrestojnë kryetarin e bordit të Qendrës së Skjimi në Brezovicë dhe një doganier. Gazeta Insajderi ka zbuluar se i arrestuari është Sasa Ilic, i cili para pak muajsh është takuar nga Presidentja Vjosa Osmani. Ilic i kishte bërë konak familjes presidenciale vikendin e 8 janarit.
Aksioni ‘Brezovica 3’ i mbajtur dje gjatë ditës ka vënë nën pranga të Policisë së Kosovës, drejtuesin e “Ski Center Brezovica” dhe doganierin. Që të dy këta persona u kapën për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
Gazeta Insajderi mëson se drejtuesi i Qendrës së Skijimit në Brezovicë që u arrestua është Sasa Ilic. Ai që nga 2 marsi i këtij viti gjendet nën hetime për rastin ‘Brevozica’.
Vetëm një muaj para se të hynte në pistën e hetimeve të Policisë se Kosovës, Ilic ishte takuar nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu, vikendin e 8 janarit kishin zgjedhur ta kalonin në Qendrën e Skjimit në Brezovicë.
Ata kishin qenë mysafir te Sasa Ilic, i cili e drejton Qendrën e Skjimit.
Ilic është arrestuar dje nga Policia e Kosovës. Nga ky aksion janë kontrolluar dhe bastisur shtatë (7) lokacione të ndryshme në Shtërpcë, në mesin e tyre edhe objekti i Komunës së strukturave paralele në Shtërpcë.
Policia kishte zbarkuar edhe në shtëpinë e Sasa Ilic ku kishte konfiskuar një arsenal armësh.
Sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj këto janë armët që u gjendet në shtëpinë e Sasa Ilicit.
Një armë-pistoletë “Cervena Zastava 9 mm”,
Një armë-pistoletë “Mauser 785” me karikator,
Një (1) jelek anti-plumb,
Një (1) thikë ushtarake,
Dy (2) karikator të pistoletës me katërmbëdhjetë (14) fishek,
Një (1) gaz maskë,
Pesëmbëdhjetë (15) fishek të pushkës së gjuetisë 16 mm,
Dy (2) fishek të armës së gjatë,
Dy (2) fishek të armës AK 47, 7.62 mm,
Tre (3) fishek të ndryshëm të pistoletës,
Dy (2) fishek të pistoletës E43,
Katër mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë (4670) euro,
Dy (2) radiolidhje Switer,
Tre (3) karikator të pistoletës- 21 fishek 9 mm,
Një (1) palë dylbi “Tento X50”,
Njëzet e tre (23) fishek të kalibrit të ndryshme,
Një (1) pushkë gjuetie me dy tyta,
Një (1) shufër metalike,
Radiolidhje Motorolla,
Një (1) telefon “Iphone 11” dhe
Një (1) telefon “Huaëei”.
Sasa Ilic, dy muaj më parë ishte emëruar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit në pozitë drejtuese të qendrës turistike “Brezovica”.
Sipas Prokuroria Themelore në Ferizaj, Sasa Ilic dyshohet për marrje ryshfeti gjatë periudhës sa ushtronte pozitën e zyrtarit në Komunën e Shtërpcës.
“I pandehuri S.I., ish zyrtar i komunës Shtërpcë, tani menaxher në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, ekziston dyshimi i bazuar se nga viti 2010, në Shtërpcë, ka ndihmuar personin zyrtar në kryerjen e veprës penale Marrja e ryshfetit, me këtë do të kryente veprën penale “Marrja e ryshfetit” në ndihmë nga neni 428 par. 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurori.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar sot nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj Sasa Ilic dhe doganierit të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.
Ky është aksioni i tretë që po realizohet për këtë rast. Aksioni i parë ishte zhvilluar në fund të vitit të kaluar dhe kishte përfunduar me arrestimin e dhjetë personave. Në mesin e të arrestuarve ishte edhe ish- kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq.
LEXO EDHE:
FOTO| Zotëriu i Parë u hip skijave si të Schumacherit, i veshur me garderobë rreth 1 mijë euro