Lajme
Aksidentohet motori i forcave “Shqiponja” në Sarandë, një polic i plagosur
Demokracia
09:22 | 26 Gusht 2023

Share:

Një motor i forcave “Shqiponja” është aksidentuar në qytetin e Sarandës, e për pasojë ka mbetur i lënduar një polic.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnate në zonën e quajtur Qafë Gjashë.

Motori i forcave “Shqiponja” të Tiranës, i ardhur për të asistuar policinë e Sarandës është përplasur me një mjet të drejtuar nga një shtetas italian.

Efektivi i policisë është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës, ndërsa mësohet se gjatë pasdites deri në orët e para të mëngjesit efektivët e Task – Forcës të Qarkullimit Rrugor kanë kryer edhe disa arrestime në Sarandë, të personave që janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në Ksamil dhe Sarandë./abcnews.al

Të ngjashme