Lajme
Aksidenti fatal në Drenas: Arrestohet shoferi që e la të vdekur 56-vjeçarin
Demokracia
10:40 | 31 Tetor 2022

Share:

Dje rreth orës 17:00 në rrugën Bardh i Madh-Drenas, në fshatin Dobroshec ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale, ku viktimë ishte 56-vjeçari nga Gllanasella, Selver Lladrovci.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, Selver Lladrovci (këmbësor) dhe një veturë në lëvizje.

Policia sot ka njoftuar se është arrestuari shoferi i veturës pasi dyshohet se nga pakujdesia ka goditur 56 vjeçarin.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme