Lajme
Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, gjashtë persona të lënduar
Demokracia
22:37 | 01 Maj 2023

Share:

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, konkretisht segmenti rrugor në Stanovc.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime Sonte, rreth orës 20:30, është raportuar për aksident trafiku i ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë,  segmenti rrugor në  Stanovc  në aksident  janë përfshirë tri vetura, si pasoj e aksidentit gjashtë persona janë  lënduar”, tha ai.

Të ngjashme