Lajme
Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen katër persona
Demokracia
16:47 | 03 Janar 2023
Ilustrim

Share:

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin “Stanovc”.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime/Sot, rreth orës 13:30 është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë segmenti rrugor në fshatin “Stanovc”, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy  vetura, si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime”, tha Zahiti.

Të ngjashme