Lajme
Aksident në Mitrovicë mes një motoçiklisti dhe një veture
Demokracia
09:07 | 13 Maj 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është duke qëndruar në spitalin e Mitrovicës i cili dyshohet se derisa ka qenë me motoçikletë ishte aksidentuar me një veturë në lëvizje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 09 maj rreth orës 11:03 në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë.

“Më 12.05.2022 është raportuar se viktima mashkull  kosovar është duke qëndruar në spitalin e Mitrovicës, pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë me motoçikletë ishte aksidentuar me një veturë në lëvizje me ngasë mashkull  kosovar dhe ka pësuar lëndime trupore. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme