Lajme
Aksident në Itali, vdes 23-vjeçari shqiptar
Demokracia
10:29 | 14 Tetor 2022

Share:

Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident në Itali. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pievaiola në Corciano.

I riu shqiptar ka qenë pasagjer në një makinë Alfa Romeo me të cilën udhëtonin 3 persona.

Shoferi humbi kontrollin mbi mjetin, ndoshta për shkak të shpejtësisë së lartë, raportojnë mediat italiane. Makina u përplas me barrierat anësore të rrugës, por përplasja rezultoi fatale për 23-vjeçarin shqiptar. Dy të tjerët kanë mbetur të plagosur.

Në vendngjarje kanë shkuar ekipet e emergjencës dhe policia që nisi hetimet për të zbardhur dinamikën e aksidentit. /Tvklan

Të ngjashme