Lajme
Aksident në Gllarevë të Klinës, lëndohet një person
Demokracia
19:40 | 12 Mars 2022

Share:

Një person është lënduar në një aksident trafiku mes dy veturave në fshatin Gllarevë të Klinës.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 18:30, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara 2 vetura dhe si pasoj e aksidentit 1 person ka pësuar lëndime trupore”, tha Rugova.

Ai tha më tej se  i lënduari është dërguar në spitalin rajonal në Pejë./Demokracia.com/

Të ngjashme