Lajme
Aksident në fshatin Brod, lëndohen dy persona
Demokracia
21:42 | 09 Qershor 2023
Ilustrim

Share:

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur të premten në fshatin Brod të Shtërpcës. 

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete me tabela vendore.

“Sot, rreth orës 18:25 në aksin rrugor Fusha Pajtimit-Shtërpcë, në fshatin Brod të Shtërpcës ka ndodhur aksident trafiku me lëndime, ku janë përfshirë dy vetura me tabela vendore. Veç dëmeve të shkaktuara materiale, lëndime kanë pësuar dy persona, të cilat janë lehta.”, ka thënë Veseli.

Njësia e Komunikacionit Rrugor është në vendin e ngjarjes dhe po heton e rastin mbi shkaqet e aksidentit.

Të ngjashme